Shtëpia / Ekonomia / Të shëndetshme dhe pa rritës artificialë, përse duhen konsumuar vezët Beata (FOTO)

Të shëndetshme dhe pa rritës artificialë, përse duhen konsumuar vezët Beata (FOTO)

Të gjithë e dimë se veza mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme. Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

E kur veza është e një cilësie të lartë, ajo sigurisht që duhet të konsumohet nga të gjithë dhe duhet të jetë patjetër çdo ditë në tryezën tuaj.

Të gjithë konsumatorët që duan të konsumojnë vezë të freskëta dhe cilësore duhet të zgjedhin vezën Beata, të cilat përmbajnë sasi të madhe substancash ushqyese themelore për shëndetin e çdo njeriu.

Vezët Beata i marrin më të mirat këtij vendi, pasi janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura në ajrin e pastër të fushës me sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga Bjeshkët në Malësinë e Koplikut.

Çfarë avantazhesh ka në krahasim me vezët e tjera?

Veza Beata garanton që ka një ujë të sigurtë që vjen nga bjeshkët e Malësisë së Madhe. Është gjithashtu i kontrolluar edhe ushqimi që konsumojnë pulat.

Beata është produkt i pulave shumë të shëndetshme që rriten me drithëra natyralë, pa rritës artificialë, që i bëjnë pastaj vezët të pasura me omega 3, zink, hekur, selen, vitamina dhe proteina.

Pjesa më e rëndësishme është se kompania është e vendosur në një vend të rrethuar nga bimë medicinale, ku janë 500 hektarë tokë të mbjellë me sherebelë dhe ajri është shumë më cilësor.

Çdo produkt Beata analizohet në laboratorin Noval, laboratori i vetëm i akredituar në Shqipëri me standardet më të larta europiane. Deri më sot asnjë vezë Beata nuk ka paraqitur problem për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

Veza Beata plotëson të gjitha standartet për të eksportuar vezë në Europë, e ky është një detaj i rëndësishëm pasi do të thotë se kaluar të gjitha etapat përsa i përket pjesës higjienosanitare dhe pjesës së cilësisë.

Për këtë arsye, veza Beata nuk duhet të mungojë asnjëherë në shportën tuaj të ushqimeve.

Shiko dhe këto

Legalizimet/ Ndryshon ligji për pagesën e taksës së infrastrukturës

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më kusht për legalizimin e ndërtimeve. …