Shtëpia / Editorial / Gjykatë biznesi! 

Gjykatë biznesi! 

Sot ne shqiptarët “festojmë” 30 vjetorin e rrëzimit të një busti, simbol i një regjimi të egër të vendosur nga fituesit e luftës së dytë botërore,  dhe sot e ndër 30 vjet s’kemi reshtur së dëgjuari thirrje për bashkime kundër “asaj” apo “atij”, asaj “kaste” apo atij “krahu”. Shumëkush këtë e quan demokraci!

Mendimi dhe fjala janë të lira, vullneti për tu bërë pjesë e një grupimi politik apo për të mos u marrë me të përsëri bëjnë pjesë te zgjedhjet individuale të gjithkujt, por kuptimi i përkatësisë në një shtet dhe pasjes së një shteti që mbron interesin publik dhe të shtetasve të tij është themelore dhe nuk mund të barazpeshohet me asnjë interes tjetër privat apo publik. Përse shumë pak merremi me problemet e shtetit, dhe me shtet konsideroj çdo institucion që mbahet nga buxheti i shtetit, por kemi ende maninë të merremi me personat që kemi deleguar të drejtojnë atë?

Sepse, mendoj, ende ne si shoqëri nuk po arrijmë të bëjmë tonën idenë e shtetit që administrohet nga ligje dhe rregulla të qarta por e shikojmë shtetin në sytë e personave që venë e vijnë e të cilët personifikohen (gjatë mandatit të tyre) me vetë shtetin. Kjo logjikë dhe mënyrë të menduari, tashmë me prova të qarta, është një falimentim total i shtetit ligjor dhe minon sigurinë juridike e më tej nuk na lejon të ndërtojmë të ardhmen në vendin tonë.

Nga një intervistë e një kolegu italian, partner i një Studio Ligjore ndërkombëtare me një eksperiencë 30 vjeçare në marrëdhëniet me biznese dhe investime të huaja, u ngacmova dhe mora shkas të trajtoj një fenomen që prek drejtpërsëdrejti të ardhurat, punësimin, mirëqënien dhe më tej fenomene që kohët e fundit po bëhen shqetësuese si braktisja e Shqipërisë dhe kërkimi i një jetese jashtë vendit. Kolegu e vendoste diskutimin te siguria juridike si kriter i rëndësishëm për thithjen e investimeve të huaja në Itali, ku edhe vetë Italia e kishte këtë problem të lidhur me shpeshtësinë e ndryshimit të ligjeve pa marrë parasysh pasojat që krijohen në ekonomi. Për çdo shtet investimet e huaja, e që për një vend si Shqipëria zënë një vend të rëndësishëm në ekonomi, janë shumë të lidhura me sigurinë juridike qëduhet ti ofrohet kujdo dhe që, investitorët e huaj, e kanë si kriter ndër mëprioritarët për të bërë zgjedhjen e investimeve të tyre jashtë vendit të tyre.

Sot që ne flasim kemi të paralizuar Gjykatën e Lartë atë Kushtetuese dhe, pas statistikave që janë publike në përqindje relative nga KPK, me shumë gjasa po zbresim në kolaps edhe Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallëve të para ku duhet të gjykohen shumëçështje tregtare me impakt në ekonominë e vendit. Situata bëhet më e rëndë kur vihet re që, ligjërisht, merr të njëjtën kohë dhe rëndësi në gjykim si një çështje pensionesh apo qiraje ashtu edhe një çështje tregtare. Kush është garancia që i jepet një të huaji për tëinvestuar në një vend si Shqipëria ku nga ana normative ligjet mund të duken të mira por nga zbatimi i tyre të ndryshohet qëllimi i vetë ligjit, kur administrata doganore dhe tatimore në shumë raste vepron me standarde absurde duke vënë në rrezik investitorët aktual dhe duke larguar ata që duan të vijnë, kur gjykatat kanë interpretime të ndryshme nga njëra gjykatë në tjetrën dhe(janë të shumta rastet) nga njëri gjyqtar te tjetri i po të njëtjës gjykatë.

Biznesi, investimet dhe investitorët janë pasuri kombëtare, duke gjeneruar zhvillim dhe punësim, dhe për këtë arsye nuk mund dhe nuk duhet të marrin të njëjtin trajtim për sa i përket trajtimit të tyre në marrëdhënie me administratën shtetërore  dhe gjykatat por duhet të jenë komod në bërjen e biznesit. Duhet të marrim seriozisht në konsideratë ndryshimin e mentalitetit të administratës publike dhe kryesisht të gjykatave që kanë të bëjnë me biznese, sepse nga kjo sjellje varet e ardhmja e shtetit dhe vetë ne shqiptarëve.

Unifikimi i praktikave, dhe me tej trajtimi i barabartë dhe me një standard i kategorisë biznes, vjen vetëm duke krijuar një seksion tregtar gjykimi të vetëm në rang kombëtar të dedikuar vetëm për marrëdhëniet tregtare duke ndryshuar edhe Kodin e Procedurës Civile me afate të shpejta e vendimarrje objektive. Ky sdandard, si mbështetje reale ndaj problemeve të biznesit, do ti vinte shumë në ndihmë politikës tonë të jashtme por edhe vetë atyre që merren me biznesin. Së fundmi, jam i mendimit, qëtë bërit shtet sigurisht është detyrë e atyre që janë mandatuar politikisht por është edhe detyrë e të gjithëvene shtetasve që të mos ngelemi vetëm në kuadër të kritikave nëpër rrjete sociale apo kafene por të fillojmë të bëjmë mirë rregullin e parë të funksionimit të një shteti të paguajmë të gjithë taksat.

 

Shiko dhe këto

Letër Kryeministrit…

  Letër kryeministrit, Dole dje dhe deklarove se me pikatore do të zbutësh masat shtrënguese …