Shtëpia / Sport / Lista e klubeve më të pasura të futbollit me surpriza, Barça merr një goditje të fortë

Lista e klubeve më të pasura të futbollit me surpriza, Barça merr një goditje të fortë

PSG-ja është klubi më i pasur në botë. Francezët kanë lënë pas klubin e Manchester City-t në renditjen e klubeve më të fuqishme financiarisht të futbollit.

Raporti i përpiluar nga “Soccerex Football Finance 100” ka vënë në pah rënien drastike të Manchester United që ka zbritur 8 vende, dhe është jashtë dhjetëshes të klubeve më të pasura.  Jo vetëm kaq, por për herë të parë është poshtë Liverpool-it.

Bayern Munich mban vendin e tretë, kurse Real Madrid-i të pestin, ndërsa surprizën e ka bërë Tottenham-i që gjendet në vendin e katërt në renditje. Situata nuk është e mirë as për Barcelonën, që ka rënë 5 vende dhë është jashtë dhjetëshes më të mirë, ndërsa ka një rritje të Borussia Dortmund-id.

Klubet renditen në një indeks finance futbolli, që bazohet në vlerën e skuadrës aktuale, asetet e prekshme, gjendjen në llogaritë bankare të klubeve, investimet potenciale të pronarëve dhe borxhet.

Shiko dhe këto

Përgjaket futbolli italian, dy presidentë japin dorëheqjen (VIDEO)

Një ndeshje futbolli në ligën inferiore të futbollit italian u shndërrua në mënyrë tronditëse në …