Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Fuqia e makijazhit që të lë pa fjalë/ I riu transformohet si Dua, imazhet që duhet t’i shikoni dy herë (FOTO)

Fuqia e makijazhit që të lë pa fjalë/ I riu transformohet si Dua, imazhet që duhet t’i shikoni dy herë (FOTO)

Make-up-artisti, James Charles, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe është kthyer në një ndër më të famshmit në industrinë e grimit.

20-vjeçari ka kthyer të gjithë vëmendjen nga vetja pas transformimit që i ka bërë fytyrës së tij me makijazhin.

Ai ka vendosur që të bëhet si këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa. E duhet pranuar se rezultati është befasues dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

James shprehet se shpesh ka marrë komente që ai dhe këngëtarja ngjajnë e për këtë arsye ka vendosur që të transformohet si ajo.

“Çkemi motra! Në videon e ditës së sotme, vendosa që së fundmi t’i adresojë thashethemet… Unë NUK jam Dua Lipa. Edhe pse ne dukemi si binjakë haha! Pas mijëra Tweets dhe komentesh duke thënë se dukemi njësoj, më në fund u ula të shndërrohesha në këngëtaren ikonike, Dua Lipa”, shkruan ai.

Shiko dhe këto

15 fotot më të çmendura, kur rrezikon jetën për imazhin perfekt

Disa njerëz janë të çmendur pas fotos perfekte, aq sa rrezikojnë edhe jetën e tyre …