Shtëpia / Aktualitet / Tym dhe flakë/ Digjen barakat e Romëve, vdes një 13-vjeçare (FOTO)

Tym dhe flakë/ Digjen barakat e Romëve, vdes një 13-vjeçare (FOTO)

Një zjarr ka rënë në lagjen ku banon komuniteti Rom në qytetin e Shkodrës. Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje.

Si pasojë një 13-vjeçare me inicialet Gj.Dashi ka humbur jetën. Raportohet se vetëm pasi kanë vënë re mungesën e vajzës, familjaret kanë nisur kërkimet dhe e kanë gjetur në një prej barakave të familjes Dashi.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohje.

Shiko dhe këto

Tunel dezinfektues dhe sinjalistike, ushtria merr në kontroll tregun e Kombinatit (FOTOT)

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të …