Shtëpia / Aktualitet / ‘Shfryhet’ dosja e bujshme e 3.4 milionë eurove, lirohen 6 të dyshuarit e “Toyota Yaris”

‘Shfryhet’ dosja e bujshme e 3.4 milionë eurove, lirohen 6 të dyshuarit e “Toyota Yaris”

Gjashtë të dyshuarit për çështjen e 3.4 milionë eurove në  “Toyota Yaris”, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre duke vendosur “detyrim paraqitje ” për të gjithë.

Babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani, Alban Mollaymeri, dhe Agim Caka ishin në “arrest shtëpie”, por tashmë do jenë të lirë. Të lirë do jenë edhe kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjashtë akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi. Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.

Shiko dhe këto

Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës/ Por deri ku?!

Presidenti i Republikës është prej kohësh në një “konflikt” të vazhdueshëm me parlamentin dhe mazhorancën …