Shtëpia / Aktualitet / Ngjarje e rëndë në Kurbin/ Digjet një banesë, gjendet i asfiksuar fëmija 2-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Kurbin/ Digjet një banesë, gjendet i asfiksuar fëmija 2-vjeçar

Një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një fëmije 2-vjeçar.

Policia ka bërë me dije se fëmija është gjetur i asfiksuar pajetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.

Ndërkohë njoftohet se forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shiko dhe këto

Kërcënoi se do të vriste veten, 31-vjeçari nga Fieri pas negociatave me RENEA-n arrestohet për 3 vepra penale

Pasi mbajti në këmbë forcat RENEA dhe ato të FNSH thuajse gjatë gjithë natës së …