Shtëpia / Aktualitet / Ndryshim sistemi?! Rudina Hajdari optimiste: Çfarë diskutoi Këshilli Politik

Ndryshim sistemi?! Rudina Hajdari optimiste: Çfarë diskutoi Këshilli Politik

Është zhvilluar këtë mbrëmje tryeza e dytë e palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Në fund të mbledhjes, deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari, tha se në tryezë nuk është përjashtuar mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Për ne është e rëndësishme që të arrijmë një konsensus dhe me sa shoh edhe palët e tjera kanë filluar të flasin për ndryshim të sistemit, pra nuk është përjashtuar nga tavolina, por po gjithëpranohet nga palët e tjera. Është një gjë për t’u parë. Ne duhet të kemi një produkt që të jetë dakordësuar nga të gjitha palët. Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari.

Shiko dhe këto

Atentati në Astir/ Krimi për larje hesapesh, viktima i akuzuar për trafik droge

Zbardhen detaje rreth të shkuarës së 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një …