Shtëpia / Aktualitet / Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Ja prioritetet e opozitës për reformën zgjedhore

Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Ja prioritetet e opozitës për reformën zgjedhore

Pas takimit të Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se tashmë është detyrë e ekspertëve që të ecin sa më shpejt për përgatitjen e draftit.

I mandatuari i PD-së për tryezën mes palëve për Reformën Zgjedhore shtoi më tej se prioritet i tyre janë rekomandimet e OSBE-së.

“Këshilli i autorizoi ekspertët që të operojnë me konsensus deri në momentin e miratimit dhe ajo që bëmë të ditur, kryesore është prioriteti i çështjeve sipas OSBE.

Lufta kundër shit blerjes së votave, abuzimi me listat, përdorimi i policisë, por edhe çështjet e tjera pa asnjë përjashtim duke pasur parasysh arritjen e standardeve të OSBE-së. Ekspertët të ecin shpejt për hartimin e reformës”, tha ai.

Shiko dhe këto

Atentati në Astir/ Krimi për larje hesapesh, viktima i akuzuar për trafik droge

Zbardhen detaje rreth të shkuarës së 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një …