Shtëpia / Aktualitet / Reforma zgjedhore/ Basha njofton hapin e radhës: Ja kush do dakordësojë me qeverinë

Reforma zgjedhore/ Basha njofton hapin e radhës: Ja kush do dakordësojë me qeverinë

Pas mbledhjes me aleatët, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ka vendosur të mandatojë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për procesin e reformës zgjedhore. Basha theksoi fort se opozita mbështet miratimin sa më parë të saj.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit”, tha Basha.

Shiko dhe këto

Vrasja misterioze me 7 plumba e të moshuarit në Tiranë, policia dyshon se mund të jetë…

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të …