Shtëpia / Show Bizz / Miriam Cani sjell në jetë djalin, Albani poston foton e parë dhe zbulon emrin e veçantë (FOTO)

Miriam Cani sjell në jetë djalin, Albani poston foton e parë dhe zbulon emrin e veçantë (FOTO)

Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka zbuluar Albani nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka postuar edhe foton e parë me të birin. Gjithashtu ai zbulon edhe emrin që i kanë vendosur djalit të tyre, dhe na duhet të themi se këtë e paskan bërë kohë më parë, që nga dita e martesës.

Vogëlushi do të quhet “Duam”, njëjtë si titulli i këngës së tyre me të cilën kurorëzuan dashurinë!

“Mire se erdhe ne jete Duam.
Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.
Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Te DUAM. ❤❤❤❤”, shkruan këngëtari i dashur në “Instagram”.

Shiko dhe këto

S*ksi me fustan leopardi, por Rita Ora bën veprimin e turpshëm para fotografëve (FOTO)

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, është fotografuar këtë të shtunë prapa skenës së programit të …