Shtëpia / Sport / Trajneri i Barcelonës drejt shkarkimit, ja kush pritet ta zëvendësojë

Trajneri i Barcelonës drejt shkarkimit, ja kush pritet ta zëvendësojë

Ernesto Valverde pritet të mos jetë më trajneri i Barcelonës, pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Mediat e huaja shkruajnë se trajneri pritet të pushohet dhe duket se ky vendim është marrë nga Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe drejtorët Javier Bordas, Oscar Grau dhe Eric Abidal, të dielën në mbrëmje.

Pas “jo”-së së Ksavit, i cili tha se nuk ishte i gatshëm deri në fund të sezonit, Barcelona po shikon mundësi të tjera për drejtimin e ekipit, duke përfshirë trajnerin e Barcelona B, Javier Garcia Pimienta dhe ish-trajnerin e Betis, Quique Setien.

Gjithashtu, edhe ish-menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino është një objektiv për ta zëvendësuar atë

Ernesto Valverde mendon se është trajtuar jashtëzakonisht keq dhe kjo është mbështetur nga zëra të tjerë brenda dhe rreth klubit.

‘Valverde është ende në një pozicion ku ai mund të fitojë të gjitha trofetë këtë sezon,’ tha  Luis Enrique.

Pep Guardiola shtoi: ‘Ndihem keq për të; ai nuk e meriton këtë. ‘

Dhe Andres Iniesta i tha radios spanjolle Onda Cero: ‘Mënyra se si kanë shkuar gjërat është pak e shëmtuar’.

 

Shiko dhe këto

Kush e fundosi ‘Mbretin’? Dan Bilzerian humb mbi 1 milion dollarë brenda natës (FOTO)

Dan Bilzerian, i njohur si lojtar i pokerit, por edhe personazh i famshëm në Instagram …