Shtëpia / Sport / Pep Guardiola/ Trajneri i City pa fat me makinat, ka “hedhur në erë”’ 500 mijë euro (FOTO)

Pep Guardiola/ Trajneri i City pa fat me makinat, ka “hedhur në erë”’ 500 mijë euro (FOTO)

Aftësia në timon, përveçse kërkon që të mësohet paraprakisht, ka lidhje edhe me talentin si shofer që ka një person. Reflekset, vëmendja dhe kujdesi janë disa nga karakteristikat e një shoferi të mirë, që, sipas mediave angleze, Pep Guardiola nuk i ka.

Tabloidi “The Sun” ka publikuar një artikull ku rendit 4 makinat që trajneri i Manchester City ka “shkatërruar” gjatë periudhës që punon në Angli.

Modelet me të cilat Guardiola ka lëvizur në Mançester që nga viti 2016 janë një Mercedes GLE i zi (93 000 euro), një Range Rover (175 000 euro),  një Bentley GTX700 (233 000 euro) dhe një Mini Cooper (35 000 euro). Në total, shuma e çmimeve të këtyre 4 makinave që “The Sun” thotë se trajneri spanjoll ka shkatërruar është më shumë se 500 000 euro.

Një nga burimet e cituara nga tabloidi tha se “Pep është brilant në shumë gjëra, por jo në timon”.

Shiko dhe këto

Kush e fundosi ‘Mbretin’? Dan Bilzerian humb mbi 1 milion dollarë brenda natës (FOTO)

Dan Bilzerian, i njohur si lojtar i pokerit, por edhe personazh i famshëm në Instagram …