Shtëpia / Sport / FIFA me “dorë të hekurt”/ Zhyt klubin e Flamurtarit, i pezullon merkaton për dy vjet

FIFA me “dorë të hekurt”/ Zhyt klubin e Flamurtarit, i pezullon merkaton për dy vjet

Nuk është vetëm Luftëtari. FIFA ka njoftuar sot për “bombën” e radhës. Klubi i Flamurtarit është dënuar me tre sesione merkatoje për mosrregjistrim lojtarësh.

Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashëguara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.

Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime ekskluzive në FIFA. Gazeta ka mundur të sigurojë edhe një kopje të vendimit për klubin vlonjat. Tashmë Flamurtari nuk merr dot lojtarë për këtë muaj, merkaton e verës 2020, si dhe janarin 2021.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …