Shtëpia / Aktualitet / ‘Të pushkatohet, ose të digjet me benzinë’, shokojnë prindërit e autorit të krimit makabër në Mallakastër

‘Të pushkatohet, ose të digjet me benzinë’, shokojnë prindërit e autorit të krimit makabër në Mallakastër

Babai i Ervis Zotaj një nga autorët e krimit makabër për vrasjen e Drita Salaj në Mallakastër ka bërë një deklaratë të ashpër për djalin e tij.

“I lutem shtetit të marrë masa të rënda, ose ta sjellin në Mallakastër dhe do ta pushkatoj me dorën time”, kështu ka thënë i ati i tij për mediat.

Ndërsa e ëma e Ervis tha: “Dua dënimin më të rëndë, ta digjni me benzinë, se ajo grua ishte e mirë sa më s’ka. Ne e njihnim shumë mirë. Të pushkatohet në vend për atë që ka bërë”.

Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Shiko dhe këto

Dëshironte të lante borxhet, bashkëshorti e dhunon dhe më pas e divorcon

E ftuar në në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua e …