Shtëpia / Sport / Kosova rrezikon plaf off, kur politika ndërhyn në futboll!

Kosova rrezikon plaf off, kur politika ndërhyn në futboll!

Sytë e të gjithë tifozëve shqiptarë në mbarë trevat do të jenë të fokusuar këtë pranverë në duelin që mund t’i japë Kosovës një vend në finalet e Europianit 2020, por disa zhvillime që s’kanë të bëjnë aspak me futbollin, mund të sjellin situata dramatike, dhe eliminimin e bujshëm të përfaqësueses së trajnerit Shaland.

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut e sheh veten para hyrjes pa asnjë sforcim direkt në finale të Ligës së Kombeve ku do të diskutohet kualifikimi në Kampionatin Europian të vitit 2020, pasi Kosova rrezikon pezullim nga instancat ndërkombëtare.

Dueli gjysmëfinal Maqedoni e Veriut-Kosovë i programuar në 26 mars të vitit të ardhshëm mund të mos zhvillohet, me Maqedoninë e Veriut që do të përfitonte nga përzierja e politikës së Kosovës në institucionin udhëheqës të futbollit në vendin fqinj.

Në Kosovë është krijuar situatë kaotike rreth Federatës së futbollit të Kosovës, pasi opozita synon rrëzimin nga “froni” të presidentit Agim Ademi dhe e kërkon përmes ndihmës së politikës, diçka që shkon krejtësisht kundër me rekomandimet e UEFA-së dhe FIFA-s.

Dy institucionet udhëheqëse të futbollit ndërkombëtar përmes statuteve urdhërojnë qartësisht që politika të qëndrojë larg futbollit, ndërsa në Kosovë pikërisht përmes kësaj rruge të ndaluar kërkohen ndryshimet.

Situata të tilla të ngjashme janë verifikuar më parë edhe në Shqipëri në të kaluarën, e gjithmonë ka prevaluar futbolli. Në rast të kundërt, kanë ardhur sanksione. UEFA dhe FIFA kanë kërcënuar Kosovën me përjashtim nga 2 deri në 5 vjet. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për ekipin që ka impresionuar në Nations League dhe Euro 2020, që në premierën e saj./Top Channel

 

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …