Shtëpia / Ekonomia / BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave dixhitale

BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave dixhitale


Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian paralajmëruan Facebook-un dhe kompanitë tjera që po planifikojnë të kenë monedhat dixhitale, se Bashkimi Evropian do të insistojë në një kornizë të duhur rregullatore, përpara çdo nisjeje të përdorimit të tyre.

“Asnjë monedhë e re botërore nuk duhet të fillojë funksionimin, derisa sfidat dhe rreziqet ligjore, rregullatore dhe mbikëqyrëse nuk janë identifikuar dhe adresuar në mënyrë të duhur”, thanë vendet anëtare të BE-së, përmes një deklarate të përbashkët.

Kompania Facebook ka dalë vazhdimisht kundër një rregullatori dhe shqetësimeve të qeverive, që kur njoftoi planet e saj për një monedhë digjitale të quajtur Libra.

Rrjeti social dëshiron që Libra të përdoret për pagesa ndërkufitare.

Ajo mund të blihet duke përdorur një monedhë standarde, sikurse janë dollarët ose eurot.

Por, vendet e Bashkimit Evropian, thanë se nevojitet më shumë informacion lidhur me “mënyrën sesi planifikojnë të menaxhojnë rreziqet e këtij biznesi”

Duke pasur parasysh bazën e madhe të përdoruesit të platformës së mediave sociale prej 2.4 miliardë përdoruesve aktivë mujorë, ka shqetësime që Libra mund të kërcënojë sovranitetin e monedhave kombëtare dhe të shkaktojë çrregullime të mëdha të tregut financiar.

Shiko dhe këto

Ligji i ri/ Sigurimi i automjeteve dhe aksidentet, tarifat e ndryshme: Ja sa bëhen!

Qeveria ka gati projektligjin të ri për sigurimet, i cili shtrëngon edhe më shumë mjetet …