Shtëpia / Aktualitet / Rama flet me garanci: Në janar presim fonde të mëdha për tërmetin!

Rama flet me garanci: Në janar presim fonde të mëdha për tërmetin!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali i ftuar në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

Ai ka deklaruar se është marrë konfirmimi që do të bëhet konferenca e donatorëve nga vendet e BE-së, teksa shtoi se nuk ka një datë, apo ai u ka kërkuar që të bëhet brenda muajit janar.

“Komisonini Europian dha 15 mln e parë, nga portofoli i Komisionarit të zëvendësuar Hahn. Gjëja më e rëndësishme është që konfirmohet konferenca e donatorëve, mundësia për të bërë një kontribut përtej BE-së, e njëjta gjë që do të bëjë Macron. Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit”, tha Rama.

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …