Shtëpia / Sport / Euro 2020/ Kosova luan me VAR ndeshjet e Play Off-it

Euro 2020/ Kosova luan me VAR ndeshjet e Play Off-it

UEFA ka vendosur që në ndeshjet e Play Off-it të Euro 2020-ës në muajin mars, mes të cilave edhe Kosovë-Maqedoni e Veriut, të aplikohet sistemi ndihmës i arbitrimit VAR.

Lajmin e ka dhënë vetë UEFA nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shtoi ndër të tjera se edhe eliminatoret e ardhshme të Botërorit 2020, do të luhen me praninë e VAR-it, por për këtë duhet edhe një aprovim i mëvonshëm nga FIFA.

Kujtojmë që Kosova do të marrë pjesë në Play Off-in e Euro 2020-ës, pasi u rendit e para në grupin e saj në Nations League dhe nëse kalon me sukses, mund të sigurojë një vend në Kampionatin Europian.

Shiko dhe këto

Tifozi hyn në fushë për foto me Ronaldon, injorohet nga portugezi (VIDEO)

Juventus fitoi ndaj Bayern Leverkusen me shifrat 0-2. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe …