Shtëpia / Aktualitet / Atentati në Tepelenë/ Ja kush janë viktimat (FOTO)

Atentati në Tepelenë/ Ja kush janë viktimat (FOTO)


Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artan Breshën pranë banesës së tij, ndërsa të vëllanë Arturon e kanë rrëmbyer dhe e kanë marrë me vete.

Dosja.al ka siguruar fotot e dy vëllezërve Bresha, të cilët mbrëmjen e sotme kanë rënë pre e një atetati nga persona ende të paidentifikuar. Personi që shikoni në foto është viktima Artur Bresha 47-vjeç, i cili u rrëmbye nga atentatorët, u vra dhe më pas u gjet i pajetë në vendin ku punonte si roje, në ByPass-in në Tepelenë.

Ndërsa personi tjetër është Artan Bresha, 43-vjeç, që fatmirësisht ka shpëtuar me një plumb në këmbë nga ky atentat, dhe është dërguar për në spitalin “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Burime për Dosja.al bënë me dije se atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artan Breshën dhe më pas kanë rrëmbyer viktimën Artur Bresha, duke e futur brenda një makine.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …