Shtëpia / Aktualitet / 22 vjeçarja greke qëllon disa herë me thikë të riun shqiptar/ Dyshimet e policisë

22 vjeçarja greke qëllon disa herë me thikë të riun shqiptar/ Dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë, menjëherë pas orës 15:00.

Një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe për shqiptarin se është konsumator.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …