Shtëpia / Sport / Pas tërmetit, futboll/ Teuta do presë Skënderbeun në Durrës, por a është gati fusha! (FOTO)

Pas tërmetit, futboll/ Teuta do presë Skënderbeun në Durrës, por a është gati fusha! (FOTO)

Stadiumet e Durrësit dhe Tiranës u kthyen në këto ditë tragjedie, një vend ku u strehuan të prekur nga tërmeti shkatërrues dhe pikë grumbullimi për ndihmat e shumta. Por në të njëjtat impiante, pritet që futbolli të rikthehet me një festë të bukur, si simbol i ringritjes dhe rigjallërimit të qyteteve që po vuajnë më shumë pasojat.

Kështu federata Shqiptare e Futbollit pasi pezulloi të gjithë kalendarin për shkak të situatës së krijuar, do të organizojë ndeshjet e kategorisë Superiore në dy ditë. Tirana do të presë Kukësin të shtunën në orën 16:30 në stadiumin Selman Stërmasi, në të njëjtin vend ku bardheblutë u solidarizuan me të prekurit duke ngritur çadra e tenda e duke grumbulluar ndihma. Në po të njëjtën ditë Bylis pret Partizanin dhe Luftëtari luan me Vllazninë, të dy ndeshje në orën 13:30.

Edhe pse me shumicën e banorëve të larguar dhe me dhjetëra banesa të dëmuara nga tërmeti, Durrësi do t’i rikthehet futbollit me një ndeshje që merr një simbolikë të veçantë në “Niko Dovana”. Në stadiumin e kthyer në vend takimi për dhjetëra të prekur dhe vullnetarë që ndihmuan me pasojat e tërmetit, Teuta do të luajë ndaj Skënderbeut, të  dielën në orën 16:30.

Fusha sigurisht nuk do jetë në gjendje optimale, por zhvillimi i ndeshjes shihet si një mesazh nga FSHF për të rikthyer gëzimin në një qytet që po vuan më shumë tragjedinë.

Shiko dhe këto

Tifozi hyn në fushë për foto me Ronaldon, injorohet nga portugezi (VIDEO)

Juventus fitoi ndaj Bayern Leverkusen me shifrat 0-2. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe …