Shtëpia / Show Bizz / Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur rrëfen momentin e vështirë: Humbëm një vajzë dhe…

Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur rrëfen momentin e vështirë: Humbëm një vajzë dhe…

Laura Efrikian është ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur italian, Gianni Morandi. Së fundmi ajo ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës kur humbi vajzën e saj.

“Vajza jonë lindi 8 muajshe dhe jetoi vetëm 9 orë, unë as nuk e pashë. As Gianni nuk e pa. Në fund fare ai ma dha lajmin, më tha që nuk ia doli”, tha Laura e ftuar në emisionin “Vieni da me”.

“Kur je shtatzënë, nuk e imagjinon më të keqen, sidomos kur je në të 20-at e tua. Je laurae sigurt që gjithçka do shkojë mirë. Pastaj ndodh të përballesh me një dramë. Mbaj mend pak gjëra. Sallën e lindjes, pastaj me kthyen në dhomë, lulet që më sollën dhe që pas ca orësh i hoqën infermieret. Gianni u tregua shumë i zoti. Gjeti fjalët e duhura për të ma dhënë lajmin. Ishim dy të rinj që e përballëm me një tragjedi”, shtoi ajo.

Shiko dhe këto

Këngëtarja shqiptare “tërbon” rrjetin nga Maldive, shfaqet e veshur vetëm më pantallona të shkurtra (FOTO)

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Dafina Zeqiri, ka zbuluar se ndodhet me pushime në Maldive. Ajo …