
Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, nuk e ka humbur qetësinë përballë akuzave të bëra nga presidenti i Brazilit.
Jair Bolsonaro së bashku me djalin e tij, e akuzojnë DiCaprion se ka paguar para për të shkatërruar zjarret në Amazon.
Menjëherë reagoi aktori i famshëm duke i mohuar këto akuza. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se “njerëzit në Brazil janë shembull në punë.
“Në këtë kohë krize për Amazonën, unë mbështes njerëzit e Brazilit në punën për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Ata janë shembull i punë, përuljes, angazhimit dhe pasionit për të shpëtuar mjedisin”, tha Leonardo.
Kujtojmë se presidenti Bolsonaro i ngriti akuzat me pretendimin se shoqata të ndryshme kanë për qëllim të shkatërrojnë Brazilin. Dhe sipas tij, këto shoqata financohen nga Leonardo DiCaprio.