Shtëpia / Aktualitet / “Do të fik mikrofonin, por ndalo”, sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

“Do të fik mikrofonin, por ndalo”, sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

Kreshnik Spahiu u përfshi në një debat të fortë në Open në Top Channel me drejtuesen Eni Vasili. Debati ka nisur kur Kreshnik Spahiu tha se shteti nuk po menaxhon situatën por po bën shoë në televizion.

“Këta thonë hajdeni bëhemi bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë vrasësi me viktimën. Këta dalin dhe bëjnë shoë në televizione. Po a e dinë çfarë dëmi u janë shkatuar rezervuareve, digave? Rrezikohet të dalë gazi, uji dhe të fundosë qytete të tjera. Mund të ndodhë një katastrofë të madhe”- u shpreh Spahiu.

“Ndalo, Spahiu ndalo ose do të heq mikrofonin përgjithmonë. Ndalo dhe mos përhap panik me gaz dhe ujë. Në qoftë se nuk e ke si informacion të sigurt ndalo. Nëse e ke si informacion shko denonco në prokurori – i tha Eni Vasili, Spahiut.

Ndërhyri edhe sizmologu Duni, kur tha se rezevaret dhe digat janë struktura  që janë ndërtuar për të përballuar rreziqe natyrore të tilla. Nuk ka vend për panik- tha Duni.

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …