Shtëpia / Aktualitet / Rama: Brenda 2020-s të mbyllen të gjitha sportelet shtetërore, gjithçka online

Rama: Brenda 2020-s të mbyllen të gjitha sportelet shtetërore, gjithçka online

Kryeministri Rama në takim me anëtarët e Partisë Socialiste në ambientet e ArTurbina ka deklaruar se brenda vitit të ardhshëm do të eliminojë shërbimet e administratës përmes sporteleve.

“Brenda 2020-s do të mbyllim të gjitha sportelet që ofrojnë shërbim në administratë. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të ofrohet vetëm shërbim online”, deklaroi Rama duke sqaruar se kjo do të bëhet për ato shërbime ku kjo është e mundur.

Një tjetër prioritet për Ramën është edhe regjimi i ri i vijës bregdetare, që sipas tij i është marrë qytetarëve.

Shiko dhe këto

Vrasja misterioze me 7 plumba e të moshuarit në Tiranë, policia dyshon se mund të jetë…

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të …