Shtëpia / Ekonomia / Po vjen “Black Friday” dhe në Shqipëri ka shumë surpriza për ju (FOTO)

Po vjen “Black Friday” dhe në Shqipëri ka shumë surpriza për ju (FOTO)

Ju ka rastisuar shpesh që ta dëgjoni fjalën “Black Friday”, por e dini se çfarë kuptimi ka ajo?

Në fakt është një nga periudhat më të bukura të sezonit, pasi është koha e ofertave të shumëpritura që bëjnë dyqanet e ndryshme.

Çdo vit në fundjavën e famshme të uljeve të çmimeve, vihet re që rritet numri i blerësve që shkojnë drejt dyqaneve të ndryshme, në përpjekje që të gjejnë atë që ata duan.

Por pavarësisht kësaj, ka shumë persona që nuk e dinë historinë e “Black Friday”.  Ajo njihet ndryshe si e Premtja e Zezë dhe është e premtja e shoopingut, pasi dyqane në Amerikë bëjnë super ulje.

Tashmë këtë traditë e kanë marrë edhe shumë vende të tjera si Britania e Madhe, Brazil, Indi, Norvegji, Rumani, Gjermani e tashmë edhe në Shqipëri.

Termi e Premtja e Zezë u shoqërua së pari me krizën financiare, jo me blerjen dhe shitjen. Kësaj here Black Friday do të jetë në 29 nëntor, pra e premtja e parë pas ditës ThanksGiving (Dita e Falenderimeve) që festohet në Amerikë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet një rrëmujë e madhe në dyqanet që kanë paralajmëruar se ka ulje çmimesh. Gati çdo vit raportohet për të lënduar, pasi radha është e gjatë dhe teksa shtyjnë njëri-tjetrin ata pengohen e marrin plagë të ndryshme.

Madje sipas “Citipost Mail”, 6.4 milionë kanadezë e marrin “Black Friday” si një festë dhe shumë prej tyre shkojnë në SHBA për të bërë blerje, edhe pse vitet e fundit ka rënë ky fenomen për shkak të kursit të këmbimit.

Ndërkohë në Meksikë ata e quajnë versionin e tyre të të Premtes së Zezë “El Buen Fin”, që do të thotë “fundi i mirë”. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, dyqanet ulin çmimet e tyre në atë që ata e quajnë “E Premte e Bardhë”.

Ndërsa ne kemi zbuluar se çfarë do të dali në Globe për “Black Friday”!

Televizor 50’ Philips , Smart TV me çmimin 39.900 lekë

Galaxy A50 me çmimin 27.990 lekë

Frigorifer Liebherr me çmimin 49.990 lekë,

Shtrydhese Braun për herë të parë 7.990 lekë,

Fshesa Philips për herë të parë 7.990 lekë

Hekur me depozite Tefal për herë të parë 9.990 lekë, çmime të cilat nuk janë parë ndonjëherë!

Shiko dhe këto

Shteti mund të kursejë 300 mln euro/ Pse nuk anulohet koncesioni problematik Milot-Balldren?

Teksa qeveria po përpiqet të gjejë paratë për rindërtimin pas tërmetit, me një kosto që …