Shtëpia / Aktualitet / “Njerëzit po vdesin për bukë, në spital të lënë të vdesësh”, Rama reagon pas komentit në Facebook

“Njerëzit po vdesin për bukë, në spital të lënë të vdesësh”, Rama reagon pas komentit në Facebook

“Njerëzit po vdesin për bukë, në spital të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekë, prisnim shumë, por edhe ju si gjithë të tjerët”, ishte pyetja e pare qe iu be kryeministrit, i cili i dha këtë përgjigje:

“Kjo është një tjetër qasje që shpreh një frustrim që nuk është në një kategori të ngushtë, por të gjerë njerëzish dhe që lidhet jo me atë që ishte, por që duhet të jetë dhe me pritshmërinë, por duke qenë se jetojmë në një botë që në tërësi, por edhe në veçantinë e mikrobotës sonë ushqehet me toksina dhe helmohet me lajmin e keq, gënjeshtrën, shpifjen, manipulimin, mbetemi në një pozicion të vështirë në raport me të vërtetën dhe ecurinë objektive të gjërave.

Sot në vend bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale dhe në total duke përfshirë edhe mikrokirugjinë shkojmë në 95 mijë në vit, mund të ndodhë që të ketë një dështim, një skandal, dhe krijojnë një atmosferë ku është vërtetë e vështirë që njeriu i zakonshëm që e ndjek jetën nga televizori të racionalizojë këtë raport, por ajo që mund të them se opinioni për mjekësinë, mbetet nga shumica që nuk ka pasur lavdi zotit të marrë shërbim.

Kurse i atyre që marrin shërbim është shumë herë më pozitiv për shkak se e prekin direkt eksperiencën e ndryshimit të madh që ka ndodhur. Nuk është e vërtete që të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë kur shkon te mjeku dhe nëse ka një të vërtetë të pamohueshme që në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin këtë bluzë, e vërteta tjerët është se këta janë pakicë. E them me bindje se e ndjek cdo ditë. Po aq sa e vertete edhe se sa më shumë të bëhet, aq më shumë kërkohet.”

Shiko dhe këto

Atentati në Astir/ Krimi për larje hesapesh, viktima i akuzuar për trafik droge

Zbardhen detaje rreth të shkuarës së 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një …