Shtëpia / Aktualitet / “Open”, pak minuta me Alvinin/ Dëshira e tij në shtëpi dhe gjuha që komunikon me të gjithë (FOTO)

“Open”, pak minuta me Alvinin/ Dëshira e tij në shtëpi dhe gjuha që komunikon me të gjithë (FOTO)

Gazetarja Eni Vasili ka qëndruar disa minuta me Alvinin në shtëpinë e tij. Në fakt ai qëndron vetëm dhe flet vetëm pak shqip, ndërsa e ka harruar gjuhën italiane dhe flet vetëm arabisht.

Kjo për shkak se prej 5 vjetësh ka jetuar në Siri, ku flitej vetëm arabisht. Familjarët e Alvinit ishin të kujdesshëm dhe madje nuk lejonin që të kishte shumë ngacmime për Alvinin apo t’i kujtonin atoj se çfarë kishte përjetuar në Siri.

Edhe babai i Alvinit, Afrimi kishte marrë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bënte me Alvinin. Në fakt Alvini kishte dëshirë të qëndronte vetëm dhe luante me Play Station në dhomën e tij.

Gjyshërit kishin udhëtuar nga Shqipëria në Itali dhe po qëndronin me Afrimin dhe fëmijët e tij. Ata kujdesen tashmë për Alvinin më së shumti, sepse ka nevojë, për më tepër që edhe komunikimi është i vështirë për shkak të gjuhës.

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …