Shtëpia / Sport / Në Vlorë nuk ka fitues, Flamurtari ndal hovin e Partizanit

Në Vlorë nuk ka fitues, Flamurtari ndal hovin e Partizanit


Është mbyllur takimi në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit, me rezultatin 1-1. Miqtë ishin dukshëm favoritë në këtë sfidë, pasi vinin si kryesues, por Flamurtari arriti të marrë një pikë nga kjo sfidë shumë delikate.

Ishte Belica në minutën e 54-ët që kaloi “Demat” në avantazh. Telushi gjuan nga një goditje dënimi dhe Moçka pret, por topi i kthyer shkon në këmbët e Belicës, që shënon.

Dukej se ky gol do të ishte i pari në triumfin e Partizanit, por Flamurtari befasoi, duke barazuar. Nebihu vetëm katër minuta pas golit të “Demave” arriti të barazojë, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës.

Shiko dhe këto

Skandaloze, sulmohet në kor mamaja e lojtarit të njohur italian (Fotot)

Në futbollin italian nuk ka qetësi! Pas koreve raciste ndaj Mario Balotellit, së fundmi një …