Shtëpia / Aktualitet / Fotoja e Ramës me Obamën, gazetarja e Fox News: Pse këta të dy nuk janë në burg?

Fotoja e Ramës me Obamën, gazetarja e Fox News: Pse këta të dy nuk janë në burg?


Gazetarja e medias amerikane ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut çështjen e fotos së kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin e Amerikës Barack Obama, përmes një qytetari amerikan, William Argeros i cili tashmë është në burg.

Në një status në Twitter, Sara Carter shkruan se ky është një skandal pasi demokratët duan që asnjë media të mos flasë për këtë çështje. Ndërsa më tej, gazetarja e “Fox news” ngre pyetjen: Pse Rama dhe Obama nuk janë në burg?

“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë mbi të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën. Çfarë ndodhi me Obamën dhe Ramën? Pse Obama dhe Rama nuk janë në burg?”- shkruan ajo në postimin e saj teksa ka etiketuar kryeministrin shqiptar.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012, dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët në vitin 2016, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Në lidhje me këtë çështje gjykatësja Madeline Cox Arleo dënoi me 4 muaj burg Ëilliam Argeros, pasi sipas drejtësisë amerikane, 61-vjeçari ndërhyri që të paguheshin këto para dhe në bazë të ligjit, SHBA-ja u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Pas dënimit me 4 muaj burg të William Argeros në SHBA, Partia Demokratike ka paditur kryeministrin Edi Rama në Prokurori./ Dosja.al

Shiko dhe këto

Rrëfimi drithërues/ Alvini ka plagë të tmerrshme në trup

Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë ekskluzive në Open …