Shtëpia / Sport / Pasi përfundoi dënimin/ Platini në kundërsulm; kërkon 7.2 milionë euro dëmshpërblim

Pasi përfundoi dënimin/ Platini në kundërsulm; kërkon 7.2 milionë euro dëmshpërblim

Michel Platini hidhet në kundërsulm. Ish-presidenti i UEFA-s, i pezulluar për katër vite nga çdo aktivitet që lidhet me sportin, pasi u shpall fajtor për marrjen e një pagesë 1.8 milionë euro,  pa kontratë, në vitin 2011 nga ish-presidenti i FIFA-s Joseph Blatter tani kërkon dëmshpërblim.

Më përfundimin e pezullimit në muajin tetor, Platini kërkon pagat e prapambetura dhe një bonus “të parashikuar nga kontrata e tij”, si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.

Sipas disa burimeve, shuma totale që kërkon ish-kampioni francez, sot 64 vjeç, do të arrinte në rreth 7.2 milion euro, përfshirë 5.5 milionë euro pagesa të prapambetura. Megjithatë, shifrat nuk janë konfirmuar nga vetë Platini. Me përfundimin e pezullimit, ai ka thënë se tani shpreson të marrë një rol të ri në botën e futbollit.

 

 

Shiko dhe këto

Skandaloze, sulmohet në kor mamaja e lojtarit të njohur italian (Fotot)

Në futbollin italian nuk ka qetësi! Pas koreve raciste ndaj Mario Balotellit, së fundmi një …