Shtëpia / Show Bizz / “Më ngatërronin me çunat e lagjes”/S’do ta besoni si ka qenë e vogël, vajza më e bukur e ekraneve shqiptare (FOTO)

“Më ngatërronin me çunat e lagjes”/S’do ta besoni si ka qenë e vogël, vajza më e bukur e ekraneve shqiptare (FOTO)

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla është një ndër imazhet më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku  poston  momente të ndryshme nga jeta e saj private dhe profesionale.

Teksa ka dhënë një intervistë për ‘Revistën Who’ Nevina  ka zbuluar disa detaje rreth jetës së saj që nuk i ka treguar  më parë hapur për publikun shqiptar.

Ndonëse sot ajo është ndër vajzat më të  bukura të ekranit shqiptar, por vetë moderatorja ka treguar se kur ishte e vogël nuk  ka qenë aspak simpatike.

Nevina ka thënë se gjatë fëmijërisë të gjithë e ngatërronin me djemtë.

“Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?” ka thënë Nevina.

Shiko dhe këto

Katër vite pasi nuk flisnin bashkë, Albana Osmani ka një mesazh për Eneda Tarifën: Gjithmonë do të kesh… (FOTO)

Moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira, disa vite më …