Shtëpia / Aktualitet / Luftëtarët e huaj të ISIS, ekspertët: Më të rrezikshëm nëse nuk bëhet kthim i kontrolluar

Luftëtarët e huaj të ISIS, ekspertët: Më të rrezikshëm nëse nuk bëhet kthim i kontrolluar

Europa ende nuk e ka një zgjidhje për kthimin e militantëve të ISIS-it. Këta janë njerëz që në kontinentin e vjetër, nuk i do askush: anëtarët e grupit terrorist mbahen në burgjet apo kampet kurde në veriun e Sirisë, e gjithnjë e më shumë edhe në burgjet turke.

Turqia e tregoi përpara disa ditësh se kërkon t`i kthejë në vendet e origjinës përkrahësit e Shtetit Islamik. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu u shpreh se në burgjet turke qëndrojnë 1.200 milicë të IS-it, shumë të tjerë mbahen në qendra dëbimi, thote DW. Edhe ai theksoi, se Turqia do të kthejë në vendet e origjinës milicët e IS-it. Problemi nuk është i ri. Por qeveritë europiane deri më tani nuk kanë vepruar. Që nga fitorja ushtarake kundër IS-it në mars, burgjet e kampet kurde janë mbushur me ish-luftëtarë të IS-it, me gra dhe fëmijë. Sipas një studimi të Institutit Egmont në Bruksel, afro 500 burra e gra dhe 750 fëmijë vijnë nga vendet europiane.

Kërkesa drejtuar vendeve europiane për të pranuar qytetarët e tyre ka pasur gjithmonë nga kurdët, që vetëadministrojnë Sirinë veriore e që ndjehen të lënë vetëm me këtë problem. Edhe presidenti Trump i bëri thirrje vendeve europiane në shkurt që të marrin qytetarët e tyre. Por deri më tani është bërë shumë pak. Problemi u bë më akut me ofensivën turke në Sirinë veriore. 750 të burgosur të IS-it, thuhet se e kanë përdorur atë për të dalë nga burgjet, mes tyre edhe katër gra gjermane. Vërtet ato u ndaluan sërish nga forcat turke të sigurisë, por tani është shumë më konkret rreziku pak a shumë abstrakt i një kthimi të pakontrolluar e të pa vënë re të përkrahësve të IS-it. Kjo vlen edhe për rrezikun e një atentati terrorist.

 

 

 

 

Shiko dhe këto

Rrëfimi drithërues/ Alvini ka plagë të tmerrshme në trup

Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë ekskluzive në Open …