Shtëpia / Show Bizz / Luftoi me abuzimin në internet dhe pezulloi karrierën, këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi

Luftoi me abuzimin në internet dhe pezulloi karrierën, këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi

Këngëtarja e njohur e “K-Pop” në Korenë e Jugut, Choi-Jin-Ri, është gjetur e vdekur në shtëpinë  e saj në Seongnam.

Mediat e huaja skruajnë se 25-vjeçarja e njohur si Sulli, është gjetur nga menaxheri, i cili ka shkuar në shtëpinë e saj pasi ajo nuk i përgjigjej në telefon.

Ndërkohë nga hetimet e para po dyshohet për vetëvrasje. “Duket se ajo ka jetuar vetëm në shtëpi. Dyshohet se Sulli ka vrarë veten, por po hetojmë edhe rrugë të tjera”, ka thënë një polic për “Yonhap”.

Pasi luftoi me abuzimin në internet, këngëtarja e pezulloi karrierën e saj, shkruan BBC, e cila shton se e gjitha nisi në vitin 2016, kur këngëtarja tregoi aksidentalisht gjoksin në rrjetin social “Instagram”.

Nga ana tjetër kujtojmë se në vitin 2015, Choi-Jin-Ri la grupin e famshëm “K-Pop” për t’u përkushtuar në aktrim.

Shiko dhe këto

Katër vite pasi nuk flisnin bashkë, Albana Osmani ka një mesazh për Eneda Tarifën: Gjithmonë do të kesh… (FOTO)

Moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira, disa vite më …