Shtëpia / Show Bizz / Hoqi paruket, këngëtarja shqiptare habit fansat me pamjen e saj: Kush është kjo? (FOTO)

Hoqi paruket, këngëtarja shqiptare habit fansat me pamjen e saj: Kush është kjo? (FOTO)

Dafina Zeqiri është një nga femrat shqiptare që ka eksperimentur shumë me look-un e saj. Nga flokë të shkurtër në të gjatë, nga bionde në brune, ajo gjithmonë i ka habitur fansat me paraqitjen.

Kohët e fundit këngëtarja i ka prerë flokët shumë, por herë pas here ka vendosur paruke dhe na ka bërë ta harrojmë sesi duket ajo “tullace”.

Në fotot e fundit të postuara në “Instagram”, Dafina shfaqet sërish me flokë të shkurtuar, por tashmë brune.

Madje ky ndryshim i shpeshtë, ka bërë që shumë prej fansave të saj të habiten me pamjen e re të këngëtares dhe të shtrojnë pyetjen e thjeshtë: “Kush është kjo!”. Me takat e saj në dorë dhe një fustan që shkëlqen, Dafina ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve

Shiko dhe këto

Katër vite pasi nuk flisnin bashkë, Albana Osmani ka një mesazh për Eneda Tarifën: Gjithmonë do të kesh… (FOTO)

Moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira, disa vite më …