Shtëpia / Show Bizz / Këngëtari i njohur shpreh pakënaqësitë për tregun muzikor e kolegët: Po çohemi në mëngjes dhe shikojmë çudira

Këngëtari i njohur shpreh pakënaqësitë për tregun muzikor e kolegët: Po çohemi në mëngjes dhe shikojmë çudira

“Vetëm 10 për qind e këngëtarëve shqiptarë i njohin notat muzikore”. Kështu është shprehur këngëtari i njohur, Erik Lloshi, teksa ishte i ftuar në emisionin “Ditë e re”.

Gjatë intervistës, Eriku nuk nguroi aspak që të shprehte pakënaqësitë e tij për ligjin e tregut muzikor.

“Kam studiuar për kanto, kam studiuar për piano 12 vite, e njoh shumë mirë muzikën. Kam titullin këngëtar në diplomë. Duhet të ketë censurim, duhet të ketë rregulla. Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap Instagramin, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milion janë këngëtarë”, ka thënë Lloshi.

Sipas këngëtarit, bazat e të kënduarit në muzikë të lehtë janë këndimi i notave muzikore.

“Nëse arrin të këndosh notat, arrin të këndosh çdo gjë. Një 10% e tyre, se nuk ia kanë idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka jo 7 sepse i bie edhe piano dhe e njoh shumë mirë. Shumica e dinë 7 por nuk janë aq”, tha Eriku kur u pyet se sa artistë shqiptarë e bëjnë këndimin e notave muzikore.

Shiko dhe këto

“Thonë që një dashuri e madhe…”, Rike Roçi poston foton nga shtrati dhe kërkon mendimin tuaj

Rike Roçi është padyshim një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar. Fama e saj …