Shtëpia / Show Bizz / Ju kujtohet kjo kënga? Orinda Huta ndihet krenare që e ka kënduar (FOTO)

Ju kujtohet kjo kënga? Orinda Huta ndihet krenare që e ka kënduar (FOTO)

Prej disa kohësh ajo është larguar nga industria e muzikës dhe i është dedikur pasionit të saj për gazetarinë dhe moderimin. Është fjala për Orinda Hutën, e cila prej shumë vitesh solli në treg këngë të ndryshme që u kthyen në hite.

Edhe pse u bë e njohur nga kënga, Orinda arriti që të fitonte zemrën e publikut edhe nëpërmjet moderimit. Ditën e sotme, ajo është kthyer pas në kohë duke na kujtuar një prej hiteve të saj.

Orinda ka publikuar disa video në “Instastory”, ku tregon se ndihet krenare për një këngë që ka kënduar disa viteve më parë. “Nisu arratisu” është kënga e publikuar në vitin 2006, ku për tekstin e muzikën janë kujdesur Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

“Kur të fillon kjo kënga e në çdo stinë që kalon të bën krenare që e ke kënduar”, ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja krahas videove të shumta që ka postuar në “Instagram”.

Shiko dhe këto

“Thonë që një dashuri e madhe…”, Rike Roçi poston foton nga shtrati dhe kërkon mendimin tuaj

Rike Roçi është padyshim një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar. Fama e saj …