Shtëpia / Show Bizz / Është penduar? Aurela Hoxha zbulon se ka hequr dorë nga kjo ndërhyrje në fytyrë (FOTO)

Është penduar? Aurela Hoxha zbulon se ka hequr dorë nga kjo ndërhyrje në fytyrë (FOTO)

Modelja e njohur, Aurela Hoxha, së fundmi është bërë protagoniste në videoklipin më të ri të këngëtarit, Alban Ramosaj, “T’kom dasht”.

Ndërkohë gjatë një video të realizuar për të përshëndetur mikun e saj në një emision televiziv, ajo përdori një filtër të përhapur shumë në rrjetet sociale.

Ky filtër, i cili këtë muaj është kthyer në trend, të bën të dukesh sikur ke bërë operacione plastike në fytyrë . E për këtë arsye ajo u komentua shumë nga ndjekësit, të cilët i shkruanin se kishte bërë sërish buzët.

Këto akuza nuk janë pritur aspak mirë nga modelja, e cila ka vendosur që të reagojë menjëherë. Nëpërmjet një komenti, Aurela ka sqaruar se në fakt nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tjetër dhe për më tepër, po mendon të mos i bëjë kurrë më buzët.

“Qetsohuni njerez te “mireee” nuk i kam ber me , perkundeazi, prej kohesh i kam hequr mbushjen , dhe sdo ti bej kurr meee😍 ( ja nje hall me pak per Shqipetaret) 😝

A nuk duket qarte qe eshte filter? Apo menduat qe kam bere dhe $tatu? 🤦🏽‍♀️🤦🏽‍♀️ ps si ju duket kenga e re e Albanit? Qe ti kthehemi temes☺☺☺😌❤❤❤”, ka sqaruar Aurela Hoxha, e cila duket e penduar nga ndërhyrjet e mëparshme.

Shiko dhe këto

“Thonë që një dashuri e madhe…”, Rike Roçi poston foton nga shtrati dhe kërkon mendimin tuaj

Rike Roçi është padyshim një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar. Fama e saj …