Shtëpia / Aktualitet / Dyshohet si ekzekutor i Santiago Malkos, kush është “i forti” që u kap me makinë të blinduar

Dyshohet si ekzekutor i Santiago Malkos, kush është “i forti” që u kap me makinë të blinduar

Elvis Gaçaj është emri më i lakuar në media të paktën që prej mbrëmjes së të martës, kur njësia speciale e antikrimit e arrestoi në Durrës, pak pas masnate. Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij me targa ruse dhe e blinduar. Madje fillimisht i ka bërë rezistencë Policisë duke i ikur disa postblloqeve. Në momentin e arrestimit ai ka qenë edhe i armatosur me një armë pa leje.

Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet. Në prill të vitit 2018 ai bashkë me persona të tjerë u arrestuan në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë. Policia në atë kohë tha se ata po bëheshin gati të kryenin një atentat, pasi u kapën me një pistoletë pa leje. Por nuk dihet se si ata kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë.

Ai ishte një prej tetë personave të shpallur në kërkim për këtë vrasje dhe dyshohet se ka qenë tepër aktiv në vrasjen e ish-efektivit të Policisë Malko. Në burg për këtë vrasje vazhdon të mbetet Blendi Teta, për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga “pengim i zbardhjes së të vërtetës” në “përfshirje në vrasje”.

Shiko dhe këto

Kush është avokati i Marsidës, ja pse ka frikë nga arrestimi

Edmond Petraj është avokati i përzgjedhur nga Marsida Qatja si mbrojtësi i saj ligjor. Vajza …