Shtëpia / Aktualitet / Aksident në Shkodër, makina përplas fëmijën 10 vjeç

Aksident në Shkodër, makina përplas fëmijën 10 vjeç

Një fëmijë 10 vjeç ka mbetur i plagosur rreth orës 17.45 në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta në Shkodër. Mjeti me targa AA133SH me drejtues shtetasin E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e policisë së Shkodrës. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shiko dhe këto

Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, …