Shtëpia / Ekonomia / INSTAT: Ekonomia u rrit me 2,31%

INSTAT: Ekonomia u rrit me 2,31%

Ekonomia shqiptare vijoi trendin e rritjes edhe në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 2,31%, kundrejt rritjes 2,21% në tremujorin e parë 2019.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështetet nga një gamë më e gjerë sektorësh ku dominojnë turizmi me shërbimet, aktiviteti tregtar dhe degë të tjera, sidomos telekomunikacioni dhe shërbimet financiare.

INSTAT bën të ditur se ndikimin më pozitiv në rritje e kanë dhënë shërbimet, që ndikuan në 0,71% të rritjes, e nxitur dhe nga turizmi, me hyrjet e të huajve që kanë shënuar një nivel rekord këtë vit. Sektorët e tjerë që ndikuan janë: Administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 0,42%, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me një rritje 0,41%. /ATA

Shiko dhe këto

Kujdesi për shëndetin, ja kontrollet shëndetsore të duhura që kryen në fillim të vitit…

Tashmë jemi zyrtarisht në Janar dhe pas festave të rrëmujshme dhe ditëve të gjata të …