Shtëpia / Sport / Xherdan Shaqiri, te Liverpool “ngroh stolin”, problematik edhe në kombëtaren e Zvicrës (FOTO)

Xherdan Shaqiri, te Liverpool “ngroh stolin”, problematik edhe në kombëtaren e Zvicrës (FOTO)

I mënjanuar te Liverpool dhe i cilësuar problematik te Zvicra. Në harkun e pak muajve Xherdan Shaqiri po sheh ti rrëzohen dy ëndrrat më të mëdha në jetën profesionale, me komplikimet për të fituar besimin e trajnerit Jurgen Klop te kampionët e Europës, dhe me përplasjet dhe bojkotin te përfaqësuesja zvicerane.

Xherdan Shaqiri që po konsiderohet shumë pak në minutazhin e rezervuar për formacionin te Reds, tani është në qendër të polemikave në kombëtaren helvetike, edhe pse ndeshjet e Shtatorit u mbyllën mirë.

Mesfushori nga Gjilani nuk ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës në ndeshjet e fundit kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit. Mesfushori i Liverpoolit kishte kërkuar që të mbetej jashtë duke e arsyetuar këtë me qëllimin për t’u fokusuar te klubi i tij anglez.

Megjithatë, kjo çështje duket të jetë më serioze se sa mendohej. Portali zviceran “20 minuten” shkruan se trajneri Vladimir Petkoviç dhe drejtori i ri sportiv, Pierluigi Tami, kanë planifikuar një samit me Shaqirin këtë javë.

Do të vendoset përfundimisht nëse lojtari do të luajë më me Zvicrën, pasi në rast të një refuzimi të dytë, nuk e prek më fushën me helvetikët, edhe në rast se ndryshon trajneri. Në bazë të polemikave është shiriti i kapitenit, që është aktualisht në krahun e Granit Xhakës.

Sonte Liverpool do të impenjohet seriozisht me Napolin në Champions, aty ku Shaqiri shpreson të lërë shenjë. Një ditë më vonë lojtari shqiptar do të japë shpjegimet dhe pretendimet e tij te trajneri i Zvicrës, që e konsideron ende pjesë të ekipit. Problemi në Zvicër është i qartë.

Në mungesë të Stefan Lishtajner, Granit Xhaka preferohet si kapiten edhe pse është një vit më i ri dhe kjo nuk po përtypet lehtë nga futbollisti nga Gjilani, edhe me koston e një lamtumire të paevitueshme nga Zvicra.

Shiko dhe këto

Kualifikuesit Euro 2020/ Shqipëria dhe Kosova në avantazh, shënojnë Cikalleshi dhe Rrahmani

Shqipëria dhe Kosova shënojnë gola në ndeshjet e tyre eliminatore. Kuqezinjtë shënuan ndaj Moldavisë me …