Shtëpia / Rajoni / Ecejake nëpër dhomë, pastaj një cigare/Publikohen minutat e fundit të Milosheviçit, para ekstradimit në Hagë (VIDEO)

Ecejake nëpër dhomë, pastaj një cigare/Publikohen minutat e fundit të Milosheviçit, para ekstradimit në Hagë (VIDEO)

Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, disa orë më parë në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç, siç thuhet, përpara transferimit nga Tuzla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si Millosheviçi po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.

Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.

Gjithashtu, videoja (01:42) tregon se si Millosheviq është ende duke biseduar me njerëzit që janë me të në dhomë, kështu që në një moment ai merr një cigare.

Më pas, pamjet tregojnë gjithsej tre persona me uniformë dhe një oficer policie që nga fillimi i regjistrimit.

Snimak pred izručenje Slobodana Milošević iz Bosne i Hercegovinе za Holandiju 2001

Publiée par Stefan Cvetkovic sur Jeudi 22 août 2019

Shiko dhe këto

Haradinaj: Nuk më kanë kërkuar amerikanët që të tërhiqem

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin “Open” se atij nuk i është kërkuar …