Shtëpia / Aktualitet / Takohen në majën e malit, ja çfarë ka ndodhur me policitë e tre shteteve kufitare (FOTO)

Takohen në majën e malit, ja çfarë ka ndodhur me policitë e tre shteteve kufitare (FOTO)

Një trajnim i përbashkët i tre Policive Kufitare, asaj të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, është zhvilluar së fundmi për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të Policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Sipas Policisë së Shtetit, trajnimi është bërë në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim.

“Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 – 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë – Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare.

Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksioni i Shqipërisë.

Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre”, citohet në njoftimin e policisë.

Shiko dhe këto

Koshi i plehrave, shezllonët e rrënojat e kishës 800-vjeçare/Skandali që lë pas shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës (FOTO)

Gjatë shembjes së lokalit “Panorma” pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, …