Shtëpia / Aktualitet / Përfundon “aventura” e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu grek, si u kapën të dënuarit përjetë

Përfundon “aventura” e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu grek, si u kapën të dënuarit përjetë

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandra në Halkidhiki.                           

Dy të burgosurit shqiptarë, të dënuar me burgim të përjetshëm, që u arratisën të martën u  ditën e sotme nga autoritetet e vendit fqinj.

Dy të arratisurit u identifikuan nga policët mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis, në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.

Dy të arratisurit  kishin me vete  armë kallashnikovi  dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëhëre u zbulua se ata  ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre.

Sipas policisë greke, shqiptarët me iniciale E.L., dhe A.S., nuk u paraqitën në evidencën  e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur të plotë, por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç.

Shiko dhe këto

Frika nga koronavirusi/ Delegacioni i Komisionit të Venecias anulon vizitën në Tiranë

Komisioni i Venecias ka anuluar sesionin e 20-21 marsit, në Shqipëri. Shkak për anulimin e …