Shtëpia / Show Bizz / “Mos u ngopshi…”, moderatorja nervozohet për një…!(FOTO)

“Mos u ngopshi…”, moderatorja nervozohet për një…!(FOTO)

Ka shumë gjëra që mund ta nervozojnë një bukuroshe në mesditë, por ndoshta asgjë më shumë se sa një gjobë e padrejtë makine. Së fundi i ka rastisur moderatores së “Supersport” Vilma Mashës, që të përballet me një gjobë të padrejtë nga policia bashkiake e Tiranës.

Në profilin e saj në instagram, Vilma Masha ka publikuar gjobën, së bashku me mesazhin e prenotimit të parkimit. Sipas moderatores, nuk ishte mbushur ende 1 orë nga parkimi, por policët e kanë gjobitur gjithsesi me 10 mijë lekë të vjetër gjobë.

Natyrisht, më shumë se sa shuma e gjobës, ajo që e ka acaruar më së shumti është moskorrektësia e punonjësve, pasi sipas Vilma Mashës duheshin edhe 2 minuta që të përfundonte orari i parkimit, por ajo ka qenë e përpiktë. “Mos u ngopshi!”, ka qenë postimi i saj së bashku me fotot ku tregon se është gjobitur pa të drejtë.

Shiko dhe këto

 E dashura e portierit gjerman çmend rrjetin me format bombastike (FOTO)

Një foto si në kohët e shkuara, në stilin klasik, por që nxjerr në pah …