Shtëpia / Aktualitet / “Takim me këshilltarin e Trump për…”, Mediu dhe Berisha “falje” në emër të opozitës!?

“Takim me këshilltarin e Trump për…”, Mediu dhe Berisha “falje” në emër të opozitës!?

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka publikuar një foto pune së bashku me Këshilltarin  e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ish-kryetarin e bashkisë së Neë York Rudi Guiliani, ish-Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge, por edhe me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Ai shkruan se diskutimi kishte si temë kryesore krizën politike, krimin, por edhe  çështje të tjera me interes për vendin tonë. Lideri i PR-së nuk lë pas edhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij,  ky i fundit po shkatërron sistemin kushtetues vetëm për interesa personale.

Postimi i Mediut:

Takim dhe mengjes pune me Keshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkise Neë York Rudi Guiliani, Ish Sekretarin per Homeland Security Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Dr Berishen.

Diskutimi u perqendrua rreth krizes politike ne Shqiperi, krimi korrupsioni dhe shkaterrimi I lirive te qytetareve shqiptare. Rama po e çon Shqiperine drejt shkaterimit Te sistemit kushtetues dhe pluralizmit per interesa te tij personale duke ndertuar nje narko shtet.

Shiko dhe këto

“Një kafe dhe një gram kokainë”, 5 të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

Pesë të rinj nga Valiasi u kapën gjithashtu duke konsumuar kokaine në një lokal në …