Shtëpia / Aktualitet / Fshihen parrullat…, u irrituan pushues të huaj e shqiptarë!

Fshihen parrullat…, u irrituan pushues të huaj e shqiptarë!

Drejtoria Rajonale e Kulturës (DRKK) në Vlorë ka marrë masat duke fshirë shkrimet antishqiptare në gjuhën greke në kalanë e Himarës. “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe  “Himara është Greqi” kanë qenë disa prej shkrimeve në muret e Kalasë së Himarës që më pas u fshinë.

Lajmi për këto mbishkrime është publikuar disa ditë më parë në media, ku denoncimi ka ardhur nga tursitët që vizitonin këtë kala.

Sipas punonjësit te kalasë së Himarës, Brahim Xhebro pas këtyre shkrimeve janë marrë masa që situata të mos përsëritet.  Xhebro shton se shkrimet janë bërë kur Kalaja ka qenë jashtë shërbimit.

Por pavarësisht ndërhyrjes së DRKK Vlorë, mbishkrimi në gjuhën grek ka lënë ende gjurmë dhe kjo vijon të mbetet shqetësim për turistët.

Himara shpesh herë ka qenë pjesë e polemikave midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. Por, Brahim Xhebro mirëmbajtësi i monumentit të kulturës së Kalasë së Himarës shprehet se të tilla parulla shkruhen nga fëmijë ose banorë të zonës të paguar për të bërë të tilla gjeste.

Shiko dhe këto

Top Story/ Në përgjime për blerje votash ishte edhe Xhelal Mziu, por nuk doli në BILD

Top Story/ Në përgjime për blerje votash ishte edhe Xhelal Mziu, por ai nuk doli …