Shtëpia / Aktualitet / Ruçi takohet me Metën, “negociator” Ambasada Amerikane

Ruçi takohet me Metën, “negociator” Ambasada Amerikane

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve.

Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së.

Në këto foto në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së është duke folur e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë. Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit. Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.

Shiko dhe këto

Disa grabitje në jug të vendit, “skifterat” bëjnë kërdinë

Me ardhjen e pushimeve dhe rritjen e numrit të turistëve duket se edhe “skifterat” kanë …